Foto-ilustrim

Pandemia, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë liron nga pagesat transportuesit që mbajnë linjat e udhëtimit

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka bërë të ditur se i ka liruar nga pagesat transportuesit të cilat i mbajnë linjat e udhëtimit në këtë kohë të pandemisë, e që qëndrojnë në këtë stacion.

Sipas tyre, ky vendim është marrë me kërkesë të Shoqatës së Transportuesve për shkak të situatës dhe humbjeve që për momentin kanë transportuesit.

“…Stacioni i Autobusëve Prishtinë i liron nga pagesa e peronizimit transportuesit të cilët mbajnë linjat e udhëtimit”, thuhet më tej në njoftim.

Transporti urban dhe ndërurban, sipas vendimit të qeverisë është i lejuar me rregulla të caktuara, si numri i kufizuar i udhëtarëve si dhe vendosja e maskave gjatë udhëtimit.