Pandemia shtyn datat e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj ka marrë vendim që Testit i Arritshmërisë dhe Testi i Maturës Shtetërore të shtyhen.

Është marrë vendim që Testi i Arritshmërisë të mbahet më 20.08.2020, ndërsa Testi i Maturës të mbahet më datë 29.08.2020.

“Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dheIKShP-në për shkak të situatës epidemiologjike të ditëve të fundit dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik”, thuhet në njoftim.