Pandemia COVID-19, Zvicra krijon platformë online për festimin e përvjeorit të 730 të pavarësisë

Këtë vit, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) në Zvicër është duke organizuar “Misioni për 1 Gusht”, një festë online për kremtimin e Ditës së Pavarësisë të shtetit zviceran, për personat që jetojnë jashtë saj.

Në zemrën e këtij projekti, është krijuar një web faqe interaktive e shumëgjuhësore nga Presence Switzerland, e cila përmban një numër të ideve se si duhet festuar ditën e pavarësisë në mes të pandemisë duke mbajtur distancën sociale.

“Komuniteti zviceran dhe përkrahësit e Zvicrës përreth botës mund të bashkëngjiten në festë nga shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftimin e FDFA.

Sipas FDFA, platforma online përmban gjithçka që nevojitet për një festë tradicionale siç është Dita e Pavarësisë së Zvicrës: receta për xhevrekë, udhëzime për të bërë një fener, muzikë zvicerane dhe video për informim të disa traditave zvicerane.

“Ky është viti i parë që një platformë online është krijuar për të gjithë banorët zviceranë dhe miqtë e Zvicrës, për të kremtuar një festë kombëtare”, ka thënë FDA

Më 1 gusht, vizitorët përmes platformës online do të munden që të komentojnë në organizime si dhe fjalimin e Presidentin e Konfederatës Zvicerane, e cila do të transmetohet drejtpërdrejtë në fshatin Rüti.

Zvicra nesër feston 730 vjetorin. Data 1 gusht ishte zgjedhur, për arsye se po atë ditë në vitin 1291 tri kantonet  Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë në fshatin Rüti. ë vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkëngjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Shafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash.