Pandeli Majko viziton prindërit e Hashim Thaçit në Brojë

Ish-kryeministri i Shqipërisë në kohë të luftës në Kosovë, Pandeli Majkon ka vizituar prindërit e presidentit Hashim Thaçi, në Brojë të Skenderajt.

Bashkë me Majkon ishte edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili.

Presidenti Thaçi u kthye mbrëmë nga 5 ditë qëndrim në Hagë, ku ishte intervistuar nga Prokurorët e Gjykatës Speciale.