Ramush Haradinaj në fushatë - Foto: Facebook

PAN-i Gjobitet me 2,500 Euro për Posterët e Ramush e Daut Haradinajt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pranë KQZ-së, në seancën e të mbajtur me 14 qershor 2017 ka aprovuar ankesën e dorëzuar nga BIRN dhe Internews Kosova ndaj subjektit politik – koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), pasi që posterë të Ramush e Daut Haradinajt ishin vendosur në afërsi të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve.

Për këtë arsye PZAP ka dënuar PAN-in me gjobë në vlerë prej 2 mijë e 500 euro, të cilin dënim ky subjekt politik detyrohet ta paguajë brenda 15 ditëve.

BIRN dhe Internews Kosova ankesën e deponuar në PZAP pretendoi se gjatë monitorimit të procesit të votimit ka vërejtur parregullsi, të cilat janë evidentuar duke i bashkangjitur edhe një CD si provë materiale ankesës së dorëzuar në PZAP.

Më 11 qershor 2017, në qendrën e votimit numër 0101c, në afërsi të shkollës “Vëllezërit Frashëri” në Deçan janë hasur posterë të kandidatëve për deputetë, Ramush e Daut Haradinaj, të ngjitur në afërsi të qendrës së votimit.

Parashtruesi i ankesës BIRN dhe Internews Kosova pretendoi se koalicioni ka bërë shkelje të nenit 36 pika, të Ligjit të Zgjedhjeve të Përgjithshme në Kosovë.

Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova ka deponuar 37 ankesa në PZAP për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

PZAP ka gjetur shkelje dhe ka shqiptuar dënime për disa prej subjekteve politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, më 8 qershor, mori vendim me të cilin e pranoi si të bazuar ankesën e BIRN dhe Internews Kosova, duke i shqiptuar Listës Serbe gjobë në vlerë prej 25 mijë eurove.

Gjobitet Lista Serbe nga Ankesa e BIRN dhe Internews Kosova