Pamjet nga incidenti mes deputetëve të LDK-së dhe LVV-së - VIDEO

KALLXO.com ka siguruar pamjet e incidentit të djeshëm mes deputetëve të LVV-së dhe atyre të LDK-së në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Incidenti në Kuvend në mes Arben Gashit, Kujtim Shalës dhe Gazmend Gjyshincës

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 29 juillet 2020

Në ktë incident janë përfshirë deputetët e LVV-së, Gazmend Gjyshinca e Fitore Pacollit si dhe deputetët e LDK-së, Kujtim Shala, Arben Gashi e Doruntinë Maloku.

Në pamje shihet që pas përfundimit të mbledhjes së komisionit për Punë të Jashtme, deputeti Gjyshinca ndalet nga deputeti Kujtim Shala.

Pas kësaj, aty kanë ndërhyrë edhe të pranishmit e tjerë për të qetësuar situatën.

Pas ngjarjes ishin njoftuar Policia dhe Ambulanca, ku Gjyshinca ka deklaruar se ka pranuar tretman mjekësor.

Me rastin është duke u marrë edhe Policia e Kosovës.