Pamjet kur motelet me mysafirë kontrollohen nga ATK

Administrata Tatimore e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të madhe për inspektimin e moteleve.
Motelet, njëjtë sikur bizneset tjera, obligohen që për çdo dhomë që lëshojnë për pushim apo fjetje të lëshojnë kupon fiskal.
Në aksionin e ATK-së, në një motel inspektorët gjejnë se moteli nuk kishte lëshuar kuponë për të gjithë klientët të cilët gjendeshin në pushimoret.
Nga 11 klientë të cilët i kishin hasur inspektorët e ATK-së, moteli kishte lëshuar vetëm një kupon fiskal.
Gjatë kontrollit, në po të njëjtin motel u gjetën edhe parregullsi të tjera.
Gjithashtu në po të njëjtin motel u gjet se ka punëtorë pa kontrata ndërsa, si arsyetim, pronari i motelit kishte thënë se nuk i kishte bërë kontrata pune punëtorëve të tij sepse të njëjtit marrin ndihma sociale.