Rruga "Bajram dhe Gursel Sylejmani" - Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

Pamjet e shëmtuara në rrugën ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, më 5 prill 2021 përmes një postimi në Facebook pati prezantuar rregullimin e trotuarit në rrugën ‘Bajram dhe Gursel Sylejmani’ në këtë komunë.

Aliu përmes shkrimit pati treguar se është finalizuar projekti për rregullimin e trotuarit dhe se pamjet e shëmtuara në këtë rrugë i takojnë të kaluarës.

“Trotuaret në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” përgjatë gjithë vijës rrugore do të jenë vetëm në shërbim të këmbësorëve dhe jo siç ishin, parkingje e tollovi prej veturave, pamje e shëmtuar kjo dhe vështirësi qarkullimi që përmes këtij projekti, tashmë i takojnë të kaluarës”, pati shkruar Aliu.

Mirëpo një gjë e tillë nuk përkon me realitetin. Ekipi i KALLXO.com sot ka fotografuar mbeturinat që gjenden shumë afër trotuarit dhe pamja e shëmtuar ‘është ende aty’.

Rruga “Bajram dhe Gursel Sylejmani” – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

 

Rruga “Bajram dhe Gursel Sylejmani” – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021
Rruga “Bajram dhe Gursel Sylejmani” – Ferizaj FOTO:KALLXO.com 13.04.2021

 

Rruga “Bajram dhe Gursel Sylejmani” – Ferizaj
FOTO: Komuna Ferizaj
05.04.2021

KALLXO.com edhe më parë pati raportuar në lidhje me papastërtit në këtë qytet disa prej tyre u pastruan pas raportimit.

Ferizaj vendi ku mbeturinat ‘bëjnë strofull’

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.