Pamje, vërshohet fshati Bellopojë i Podujevës

Isak Llumnica banori i fshatit Bellopojë tregon për KALLXO.com se dalja e lumit nga shtrati është problem tash e sa vite dhe se ka shkaktuar edhe dëme të shumta.

”Veç sa ka fillu m`u rrit prej reshjeve të fundit, po kështu është për çdo vjet kur ka reshje. Para tri viteve na ka dëmtu 25 ari dredhëza e edhe kësaj here njëjtë”, tregon Llumica.

Ai shton se gjendja është duke u përkeqësuar pasi që reshjet nuk kanë të ndalur.

”Frikësohem se nëse reshjet vazhdojnë ka me pas probleme edhe me qarkullim, veturat nuk do të mund të kalojnë”, tha ai.

Sipas Llumnicës, faktori njeri është njëri ndër shkaqet kryesore të daljes së lumit ”Batllava” nga shtrati.

”Komuna ka punu boll, po badihava se na nuk jemi njerëz, secili e kena ngushtu e shty për veti”, tregon tutje ai.