Pamje - Vërshime në magjistralen Prishtinë - Ferizaj

Magjistralja Prishtinë – Ferizaj është vërshuar nga ujërat e shumta pas të reshurave të shiut.

Sipas disa fotografive dhe videove të dërguara në KALLXO.com, shihet se në këtë magjistrale ka vështirësi të qarkullimit të automjeteve.

Gjithashtu, edhe hyrje-daljet e shumë bizneseve janë bllokuar.

Pothuajse të gjitha komunat e Kosovës kanë pasur probleme me përmbytje pas reshjeve të shumta të shiut gjatë muajit janar.