Tregu në Mitrovicën Veriore

Pamje - Vendimi i Qeverisë Hoti nuk respektohet në Mitrovicën Veriore

Vendimi i qeverisë për masat anti –Covid-19, i cili i ndalon tregjet publike nuk është duke u respektuar në Mitrovicën Veriore.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com, ku shihet se tregu atje është i hapur edhe pse në kundërshtim me masat anti-Covid.

Tregu në Mitrovicën Veriore
Tregu në Mitrovicën Veriore

Kujtojmë se vetëm dje nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë raportuar 728 raste pozitive dhe 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Pasditen e djeshme, Qeveria e Kosovës doli me masa të reja si përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Shtimja, Gjilani, Podujeva dhe Gjakova për dy ditë radhazi do të futen në karantinë. Masat e reja vlejnë nga nata e mbrëmshme në ora 20:00 deri të hënën në ora 5:00.

Po ashtu nga mbrëmë me masat e reja ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.