Foto: KALLXO.com
Pamje të shëmtuara të lumit në Gadime të Lipjanit (FOTO)
Për të vizituar Shpellën e Gadimës, banorët e këtij fshati e shumë vizitorët e tjerë duhet të kalojnë lumin e Gadimës.
Mirëpo, pamjet e këndshme që mund t’i shohin brenda në shpellë nuk i shohin dhe jashtë saj.
Mbeturinat e shumta të hedhura në lumë e rreth tij po ia “marrin anën” rregullimit të shtratit të këtij lumi e bukurisë së shpellës.
Për këtë çështje ka folur për KALLXO.com Rasim Hasani, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Lipjanit.
Sipas tij, pastrimi i lumit vetëm në pjesët që janë të rregulluara ndodh vazhdimisht.
“Këtë vit deri tash besoj diku deri në 5 herë janë pastru gjithë ata lumenj të cilët janë të rregulluar”, ka thënë ai.
Përderisa, në kontratën me kompaninë e cila bënë pastrimin e lumenjve në këtë komunë, sipas Hasanit nuk është e specifikuar se sa herë duhet të pastrohen lumenjtë.
Ai tha se pastrimi ndodhë sipas nevojës.
Tutje Hasani shtoi se jo vetëm në këtë zonë, por në të gjithë territorin e Kosovës ekziston ky problem.
“Na po jetojmë në Kosovë, e kur jetojmë në Kosovë kemi edhe ankesa edhe hedhje të mbeturinave vend e pa vend në të gjitha pjesët e territorit” është shprehur Hasani.
KALLXO.com ka siguruar fotografi nga pjesa ku gjenden mbeturinat.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.