Pamje të rralla nga shtypshkronja e parë në Kosovë

Inçizime të rralla brenda shtypshkronjes “Rilindja” së bashku me rrëfime të shkrimtarëve u shfaqën në dokumentarin për këtë shtypshkronjë.

Dokumentari i punuar nga Ervina Halili u shfaq në emisionin “Jeta në Kosovë”. Pamje të tjera të marra nga arkivi i Radio Televizioni i Kosovës shfaqin kohën kur po ndërtohej objekti që edhe sot njihet si ish-Rilindja.

Rilindja ishte shtypshkronja dhe gazeta e parë në Kosovë, e hapur në vitin 1945.

Ajo u mbyll në vitin 1990 nga forcat serbe meqë nuk pranuan të shpallen organ i Kuvendit të Serbisë.

Më poshtë gjeni emisionin e plotë  “Jeta në Kosovë”.