Pamje të rënda: Momenti i vrasjes që tronditi Pejën

Hulumtimi i KALLXO.com zbardhi detajet e vrasjes që ka ndodhur më 31 dhjetor 2014 në rrugën “Isa Lajçi” në Pejë.

Lidhur me këtë vrasje ende nuk ka të dënuar.

KALLXO.com ka siguruar pamjet e momentit të vrasjes së Isa Karagjyzit në të cilat shihet momenti i ekzekutimit të 42-vjeçarit, i cili ishte në vendin e tij të punës.

Në shkresat e lëndës përshkruhet momenti i ekzekutimit në të cilat ndër të tjera thuhet se viktimës iu morën edhe paratë e pazarit të pompës së derivateve.

“Mëngjesin e hershëm të 31 dhjetorit të viti 2014 ne pompën e derivateve në rrugën “Besnik Lajçi”, në Pejë, rreth orës 06:35 minuta.  Në pompën e derivateve ka shkuar një person deri me tani i pa njohur duke e shfrytëzuar automjetin e tipit “Hamer” me targa amerikane, dhe duke vërejtur që punëtori është i vetëm pas mbushjes së automjetit me benzinë në shumën prej 128 euro, gjersa viktima ishte duke pritur që ti bëhej pagesa i dyshuari nga automjeti nxjerr pushkën automatike AK 47 dhe me të njëjtin e qëllon viktimën në gjoks në pjesën e majtë të trupit duke e lënë të vdekur në vend, e pastaj nga viktima merr çantën me të holla në shumën prej 1 mijë e 800 euro dhe ikë nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.