Pamje të rënda: Lufta për të shpëtuar jetët nga coronavirusi në Itali

Janë publikuar disa pamje nga spitali kryesor ku po trajtohen pacientet e prekur me COVID-19.

Pamjet janë nga spitali Bergamo, në provincën e Lombardisë të Italisë Veriore. SkyNews raporton se ky spital është më i miri dhe më i zhvilluari në Evropë. Ai, gjithashtu është më i ngarkuari në Itali me pacient të cilët kërkojnë shërimin e virusit corona.

Pamjet nga brenda tregojnë luftën e mjekëve për të shpëtuar jetët e pacienteve.

Më poshtë mund të shihni pamjet të cilat i ka postuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Facebook me porosinë që kjo video të mos shikohet nga fëmijët:

🔴 HAPINI SYTË E VESHËT DHE SHIKOJENI E DËGJOJENI VETË, SE ÇFARË I GJEN ATA QË NUK DUAN TA MARRIN VESH NË KOHË QINDIN QË TË PUNON KY ARMIK QË PO LUFTOJMË! DHE KU? NË BERGAMO! NJË NGA SPITALET MË TË FAMSHËM TË EUROPËS! ZOT NA RUAJ🙏*Mos i lini fëmijët ta shohin këtë video

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 20 mars 2020