Pamje të rënda, gruaja nxirret nga rrënojat e pallatit në Durrës

Mes duartrokitjesh ishte nxjerrë e gjallë një grua nga rrënojat e një ndërtese mbrëmë në Durrës. Disa orë më vonë ajo vdiq.

Ekipi i KALLXO.com ka raportuar direkt momentin kur gruaja nxirret nga rrënojat.

 

Policia e Durrësit kishte konfirmuar se 30 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por që nuk arriti t’i përballojë lëndimet.

“Pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Rreth 2 orë më parë, Renea nxori edhe vajzën e saj të mitur 8-vjeçare e cila kishte humbur jetën”, ka njoftuar Policia e Durrësit.

Viktima ishte nëna e një 8 vjeçares e cila u nxor e vdekur nga rrënojat.

Shqipëria është goditur fuqishëm nga një tërmet me magnitudë 6.4.

Sipas raportimeve të deritanishme, janë shënuar 27 viktima.

Konfirmohet: E mitura e cila ishte nxjerrë orë më parë është e vdekur