Pamje të reja të protestuesve që i zunë rrugën Abazoviqit, e quajnë ‘tradhtar’ dhe të ‘shitur’

Disa qindra qytetarë të pakënaqur nga paralajmërimi i koalicionit “E zeza mbi të bardhën” për formimin e qeverisë së pakicës, protestuan të premten mbrëma në disa qytete malazeze. Protestat u zhvilluan në Podgoricë, Nikshiq dhe Berane.

Në protestën para Televizionit Publik të Malit të Zi u dëgjuan thirrje kundër Zv/Kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili ishte i ftuar në një emision të këtij televizioni dhe për disa momente u takua me protestuesit.

Protestuesit e quajtën zotin Abazoviq “tradhtar” dhe “të shitur” duke theksuar se “propozimi i URA-së të Dritan Abazoviqit për formimin e qeverisë së pakicës është një përmbysje e drejtpërdrejtë e vullnetit elektoral”/VOA/.