Pamje të reja nga festa me gjuajtje të armëve në Skenderaj

Festa e përkrahësve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), pas fitores së kandidatit të tyre Fadil Nurës është shoqëruar edhe me të shtëna me armë zjarri.

Nga këto të shtëna një person mbeti i plagosur dhe një person tjetër u arrestua.

Policia sot njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 18 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Në redaksinë e KALLXO.com ka arritur një video në të cilën shihet një qytetar nga automjeti i tij duke shtënë disa herë me armë, duke rrezikuar edhe të pranishmit të tjerë që ndodheshin afër.

Kjo është video nga Skenderaj: