Zjarr - Ilustrim

Pamje të momentit të shpëtimit të një burri nga zjarret në Spanjë (VIDEO)

Pamje dramatike të momentit të shpëtimit të një burri spanjoll, i cili ishte në prag të vdekjes nga zjarret e furishme në Zamora të Spanjës.

Angel Martin Arjona po mundohej të mbronte qytetin e tij nga zjarri, duke hapur llogore me një ekskavator.

Në pamjet e agjencisë Reuters ai shihet duke vrapuar ndërsa flakët po digjnin rrobat e tij.

Arjona u dërgua në spital me helikopter, ku po trajtohet pas marrjes së plagëve të rënda.