Pamje të kamionëve rusë në Harkiv

Media ndërkombëtare BBC, ka verifikuar një video që ka qarkulluar në Telegram, e cila tregon kamionët rusë duke lëvizur në Harkiv.

Gruaja që ka bërë videon mund të dëgjohet duke thënë: “Këto janë trupa ruse. Shënuar me shkronjën Z. Duke vozitur në rrugën Sapernaya. Ata janë ndalur mes shtëpive. Zot”, raporton BBC.

Zvhillimet e fundit në Ukrainë janë se forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh në Ukrainë.

Gjatë ditës së djeshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkua, Komisioni Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Kanada njoftuan se kanë marrë vendim që t`i përjashtojnë nga sistemi SWIFT disa banka të përzgjedhura të Rusisë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.