Liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel. 19.09.2024. Foto screenshot: Komisioni Europian
Pamje - Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel
Gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar më 19.09.2024 në Bruksel.
Ata janë ftuar për një dreke pune nga kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der leyen.
Komisioni Europian ka publikuar pamje nga takimi dhe momentin kur është shkrepur fotografia e përbashkët e tyre.
Kryeministri Albin Kurti e ka përfaqësuar Kosovën në këtë takim, ndërsa Shqipërinë, Edi Rama.
Në këtë takim morën pjesë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, ndërsa Serbia u përfaqësua me presidenti Aleksandar Vuçiq.
Ky takim konsiderohet se vjen si shenjë e përkushtimit të saj për të mbështetur rajonin dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.
Ky plan do të mbulojë periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027 dhe pritet të ofrojë deri në 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të BE-së në vitet e ardhshme.
Ndryshe nga katër shtetet e tjera të rajonit, më 07.05.2024, Kosovës dhe Serbisë u janë vënë parakushte shtesë në mënyrë që të përfitojnë nga 6 miliardë eurot e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor – në kuadër të Pakos së Rritjes për të cilën Këshilli Europian dha dritën e gjelbër në mëngjesin e 7 majit 2024.
Kushti për të dy shtetet është i qartë: Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për progres të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.