Pamje skandaloze, sjellja e motrës medicionale në QKUK me pacienten

KALLXO.com ka siguruar një video të Klinikës së Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku shihet sjellja jo e mirë e një infermiereje në komunikim me një familjare të pacientit të operuar.

Sipas asaj që shihet një video, infermierja ka refuzuar që pacientit të ia masë sheqerin dy ditë pas operacionit.

Në video, gjithashtu, infermierja thotë se Klinika nuk ka aparat për matjen e sheqerit sepse është prishur.

KALLXO.com ka kërkuar informacione nga QKUK për videon të cilën e posedon KALLXO.com por të njëjtit nuk janë përgjigjur përmes e-mailit.

Ata kanë kërkuar takim me stafin e KALLXO.com. Në takim drejtori i Klinikës, Imri Jashari, nuk ka pranuar të japë deklaratë zyrtare për rastin në fjalë ndërsa ka deklaruar se infermierja në fjalë menjëherë do të ftohet dhe do të japë përgjegjësi për sjelljen e saj.

“Ju siguroj që infermierja në fjalë do të japë përgjegjësi pë rastin në fjalë sepse sjellja e saj nuk arsyetohet”, është deklaruar ai.