Ilustrim- Ndotja e ambinetit në Kosovë

Pamje skandaloze nga Budriga, lumi mbulohet nga bërlloku

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com pamje të ndotjes së rëndë të lumit që kalon afër fshatit Budrigë të Parteshit.

Në pamje shihet se si një pjesë e lumit është mbuluar tërësisht nga mbeturina të ndryshme, kryesisht shishe plastike.

Nuk dihet kush i ka hedhur këto mbeturina në lumë.

Ndotja e ambientit është e dënueshme me ligj.

Këto janë pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com.