Pamje: Shtëpia e dëmtuar nga shpërthimi që vrau policin

Mbrëmë, në fshatin Zhur të Prizrenit, është vrarë zyrtari policor Sami Thaqi gjatë një bastistije të një shtëpie.

Nga po ky shpërthim edhe dy pjesëtarë të tjerë të policisë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga incidenti gjatë bastisjes.

KALLXO.com ka siguruar pamje të shtëpisë së dëmtura që ndodhi edhe incidenti i mbrëmshëm.

 

Zyrtari policor që humbi jetën në këtë incident është varrosur sot. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës’ për policin e rënë mbrëmë gjatë një aksioni, Sami Thaqi si dhe e ka shpallur ditën e enjte, ditë zie.

Po ashtu, edhe Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Sami Thaqit dhe nga 10 mijë për dy të lënduarit.

Shpërthimi që rezultoi fatal për Sami Thaqin ka ndodhur në shtëpinë e Iran Badallit, në fshatin Zhur të Prizrenit.

KALLXO.com ka siguruar informacion se i njëjti dyshohet për tetë vepra penale, shumica prej të cilave kanë të bëjnë me vjedhje.

https://kallxo.com/lajm/e-kaluara-kriminale-e-iron-badallit-i-arrestuar-pas-vrasjes-se-policit-sami-thaqi/