Pamje - Shpërndarja e albumit nga Mozzik, grumbulloi numër të madh njerëzish në Gjakovë

Në qendër të qytetit të Gjakovës, gjatë ditës së sotme ishin mbledhur një grumbull i njerëzve.

Kjo mledhi është bërë për shkak të këngëtarit Mozzik.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe drejtorin rajonal të Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta ka konfirmuar se mbledhja e njerëzve është bërë për shkak të këngtarit Mozzik dhe se i njëjti tubim është anuluar

“Kanë qenë në pritje të këngëtarit MOZZIK,  i cili ka organizuar një turne nëpër disa qytete për promovimin e albumit të ri dhe shpërndarjen e CD-ve falas. Meqenëse numri ka qenë i madh dhe ka pas tendencë që të shpërfillen urdhërat e policisë, tubimi është anuluar dhe i njëjti nën përcjellje të policisë është larguar nga Gjakova në drejtim të Prizrenit”, ka thënë Graishta për KALLXO.com.

KALLXO.com ju sjell disa pamje prej vendit të ngjarjes, ku shihet grumbulli i qytetarëve.