Foto: Kallxo.com

Pamje: Shpenzimi i rrymës pa kontrollë në Zubin Potoku, Serbët i ndriçojnë rrugët gjatë ditës

Gjatë ditës së sotme Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka vendosur për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

ZRrE ka njoftuar se konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj nuk do të kenë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.

Në anën tjetër ekipi i KALLXO.com ka siguruar disa pamje të cilat tregojnë se në Zubin Potok nuk kursehet energjia elektrike.

Në rrugën kryesore të Zubin Potokut shihen se si dritat të cilat shërbejnë për ndriçimin e rrugëve në errësirë janë të ndezura edhe në pikë të ditës.

Dritat i mbajnë ndezur gjatë ditës edhe familjet e kësaj zone.

Komunat si Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani e Mitrovica Veriore nuk paguajnë për energjinë elektrike të shpenzuar.

Kjo u kishte mundësuar banorëve që ta shfrytëzonin energjinë edhe për të prodhuar kriptovaluta.

Për këtë të fundit KALLXO.com pati transmetuar emisionin me të dhëna nga terreni ku gjendeshin pajisjet për prodhim të kriptovalutave.

Pak javë më parë KALLXO.com raportoi se si në afërsi të shkollës teknike në veri të Mitrovicës ishin vendosur disa pajisje për ngrohje jashtë një objekti ku kryheshin testimet për COVID-19.