Pamje - Shkolla Ekonomike në Prishtinë deponi e bërllokut

Shkolla ekonomike dhe juridike ‘Hoxhë Kadri Prishtina’ në kryeqytet është e mbytur në bërllok.

Një qytetar ka dërguar fotografi dhe video në adresë të KALLXO.com, ku shihet bërlloku i shumtë në oborrin e kësaj shkolle.

Kjo shkollë pritet të rinovohet dhe momentalisht është e zbrazët dhe jashtë funksionit. Megjithatë bërlloku në një ambient të hapur, ku afër kësaj shkolle gjendet edhe Fakulteti i Bujqësisë, mbetet mjaft shqetësuese.

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.