Pamje: Rruga drejt Jarinjës vazhdon të jetë e bllokuar në dy vende

Qytetarët serbë të veriut të Kosovës vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Ata po protestojnë kështu ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatimin e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve.

Vendimi që ka nisur të zbatohet sot parashikon pajisjen me targë të përkohshme të çdo automjeti me targa të Serbisë.

Lidhur me aksionin e sotëm, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha sot se këtë veprim e kanë bërë në koordinim me aleatët.

KALLXO.com sjell pamje nga rruga drejt pikës kufitare në Jarinjë.

Kjo rrugë është bllokuar në dy vende nga qytetarët serbë të Kosovës, të cilët po protestojnë kundër veprimit të institucioneve të Kosovës.

Në zonë që nga mëngjesi kanë shkuar edhe njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

Situata aktualisht është e qetë.

Këto janë pamjet nga rruga e bllokuar: