Pamje: Rrahja e policëve me qytetarë në Fushë-Kosovë

Një incident gjatë të cilit është përdorur edhe armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, në këtë incident një person është plagosur dhe pesë janë lënduar, në mesin e tyre edhe dy pjesëtarë të Policisë.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga ky incident.

Në pamje shihen disa persona duke sulmuar pjesëtarët e Policisë.

Ata godasin me grushte e shqelma policët.

Njëri prej personave shihet duke e goditur një polic të shtrirë në tokë.

Ndërsa, policit i del në ndihmë një koleg i tij, i cili po ashtu sulmohet nga personat e dyshuar.

Në këtë moment, polici i cili ishte i shtrirë në tokë ngrihet dhe e nxjerr armën dhe shtien në drejtim të personave që e kishin sulmuar kolegun e tij.

Këto janë pamjet e siguruara nga KALLXO.com.