Pamje - Reduktimet e energjisë elektrike shkaktojnë kaos në trafik

Për shkak të ndaljes së energjisë elektrike në disa pjesë të Prishtinës nuk janë duke funksionuar as semaforët.

Për shkak të ndaljes së rrymës, është krijuar kaos në trafik në Lagjen e Studentëve, tek semaforët pranë mezes së studentëve.

Në përpjekje për ta zhbllokuar qarkullimin e veturave aty shihen disa qytetarë duke u munduar që të mbajnë rendin.

Në redaksinë e KALLXO.com janë dërguar disa fotografi dhe video ku shihet se si vetura të shumta janë bllokuar në trafik.