Pamje - Qytetarët gjobiten për hudhje mbeturinash

Pak njerëz e dinë që në Kosovë hedhja dhe djegia e mbeturinave mund të dënohet me para.

Ligji për Mbrojtjen e Ambientit dhe Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga ndotja kanë paraparë edhe dispozita ndëshkuese për ndotësit e ambientit dhe ajrit.

Ligji për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, konkretisht neni 38 dhe 39, parashohin gjoba të ashpra ndaj atyre që shkaktojnë ndotje.

Në punën e saj ditore Kimete Berisha ka për obligim të identifikoj.  Ajo punon inspektore në Komunën e Mitrovicës.

“Gjobat fillojnë nga 20 euro, për hudhjen e cigares në sipërfaqe publike, në rrugë. Madnej camcakëzi në vlerë 30 euro; mandej hudhja e mbeturinave plastikë, gomë deri në 100 euro. Domethënë hasim shumë shpesh në djegien e mbeturinave si goma plastika, ku vlera është deri në 100 euro”, thotë Berisha.

Dita për inspektoren nisë me kontrolle në shesin kryesor të qytetit. Hedhja e mbeturinave në shëtitore është e ndaluar. Kjo është arsye për gjobë.

“Jemi në shëtitoren ‘Agim Hajrizi’  në subjektin afarist, personi në fjalë ka bërë hedhjen e mbeturinave në shëtitore. Gjoba është në vlerë 30 euro, nëse e paguan brenda 15 ditëve, ka me i pagu 15 euro, nëse nuk i paguan brenda 15 ditëve, mandej i paguan 30 euro dhe shkon në procedurë të mëtutjeshme”.

Inspektimet vazhdojnë në rrugët e tjera. Disa mbeturina në janë hedhur nga një biznes. Pronari në fillim nuk e pranon fajin por kur ballafaqohet me argumentet, pranon të paguaj gjobën.

“Tash jemi në shëtitoren ‘Adem Jashari’, kemi hasur në personin në fjalë që ka bërë hudhjen e mbeturinave në shetitore dhe e murr një gjobë prej 30 eurove”.

Nga mbeturinat në trotuare inspektimet vazhdojnë në terren tjetër QYtetarët kanë raportuar se dikush po djegë mbeturina. Djegia e mbeturinave është e ndaluar me Ligj.

“Së bashku me Policinë e Kosovës hasëm në një person që po bënte djegien e mbeturinave në sipërfaqe publike dhe rrezikohet edhe jeta e qytetarëve, vlera e gjobës është 100 euro. Gjithmonë duke e marrë parasysh që nëse e paguan brenda afatit kohor prej 15 ditëve, ka me i pagu 50 euro”, bën të ditur inspektorja Berisha.

Sipas të dhënave të invertarit të parë të emisioneve të ajrit për Kosovën, pothuajse 50% e PM10 dhe 68% e PM 2.5 vjen nga djegiet e vogla.

Industria është e dyta për nga madhësia me 37% për PM10 dhe 24% për PM2.5.

Transporti, kryesisht rrugor është burimi i tretë me 11% dhe 7% të aksioneve.

Sektorët e mbetur përbëjnë më pak se 5% të shkarkimeve.

Udhëzimi Administrativ për gjobat për ndotjen e ambientit ka hyrë në fuqi në vitin 2018.  Brenda dy javës në komunën e Mitrovicës janë shqiptaur 11 gjoba të tilla.