Pamje - Qindra automjete nga Kosova të dërgojnë ndihma në Shqipëri

Pas tërmetit të mëngjesit të së martës që ka goditur Shqipërinë, ku humbën jetë dhjetëra persona dhe u lënduan qindra të tjerë, shumë familje kosovare e biznese u kanë dalë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Disa kamionë e furgonë nga qytete të Kosovë  janë duke vazhduar të dërgojnë ndihma për në Shqipëri.

KALLXO.com sjell pamje nga Rruga e Kombit ku shihen mbi 100 automjete duke dërguar ndihmat.

Këto automjete janë duke u përcjellë nga Policia shqiptare, të cilët po u ndihmojnë në hapjen e rrugës për të bërë kalimin sa më të lehtë.

Në video shihen kamionë dhe kombi duke kaluar përgjatë gjithë Rrugës së Kombit.

.