PAMJE - Protesta e veteranëve, policia bllokon hyrjen e ndërtesës së qeverisë
06.6.2022 - 11:37
Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë, derisa dhjetëra veteranë janë duke protestuar para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, disa metra më tutje.
Policët janë pozicionuar para hyrjes së Qeverisë.
Në ndërkohë para Kuvendit të Kosovës janë parë edhe forca shtesë të Policisë, pasi veteranët protestues hynë në oborrin e Kuvendit.
Protestuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë tentuar të hyjnë brenda Kuvendit të Kosovës gjatë protestës që po mbajnë në këto momente në oborr të Kuvendit të Kosovës.
Veteranët janë duke protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagat.