
Pamje - Policia zbuloi një laborator me pajisje për kultivimin e kanabisit në Leposaviq
01.7.2022 - 19:51
Policia e Kosovës sot gjatë kontrollit të një objekti në Leposaviq ka gjetur pajisje për kultivimin e kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.
Sipas Policisë, laboratori ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit.
“Laboratori ishte i pajisur mirë dhe ishte në gjendje të gatshme për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët, pasi gjithçka tjetër ishte e gatshme”, thuhet në njoftim.
PK ka njoftuar se objekti është pronë e të dyshuarit G.J., i cili gjendet në arrati.
“Në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë”, thuhet tutje në njoftim.
Policia ka njoftuar se do të vazhdojë me hetimin dhe kompletimin e rastit.