Ilustrim - Policia në aksion

Pamje - Policia ngre 'kurthe' me vetura civile

Së paku tre drejtues të mjeteve hasen duke kryer kundërvajtje në trafik.

Në rubrikën e rregullt “Policia” e cila transmetohet në kuadër të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, u transmetuan pamjet ekskluzive, ku shihen se si policia i gjobit me konfiskimin e lejeve të vozitjes shoferët që kryen kundërvajtje.

Njësia “Alfa Tano 200”, njësi e komunikacionit rrugorë në regjionin e Prishtinës. Gjatë patrullimit me automjet civil hasin në drejtues të mjeteve  të cilët kryejnë kundërvajtje.

Njësitë patrulluese të policisë me automjet civil, gjatë patrullimit hasin në shoferë që vozisin duke biseduar me telefonon, tejkalim në vijë të plotë dhe në semaforë kur është drita e kuqe.

Gjatë patrullimit njësitë e policisë arrijnë të kapin së paku tre drejtues të mjeteve të cilët kryejnë kundërvajtje të rëndën trafik.

Vozitësi i parë haset duke biseduar në telefon derisa ishte duke e drejtuar automjetin.

Automjeti i radhës haset duke bërë tejkalim në vijë të plotë.

Sipas ligjit për rregullat e  komunikacionit tejkalimi në vijë të plotë gjobitet me 150 euro dhe i ndalohet drejtimi i automjetit për tre muaj.

Vozitësi i radhës haset duke hyrë në të kuqen në semaforë.

Njësia e policisë e has drejtuesin e mjetit duke hyrë në semaforë në të kuqen dhe të njëjti i gjobitet me 150 euro dhe tri pikë negative.