Pamje - Policia nis zbatimin e ndalimit të hyrje - daljeve në Viti

Policia e Kosovës ka filluar me masat për ndalimin e hyrje-daljeve të qytetarëve në Komunën e Vitisë.

Një qytetar ka dërguar pamjet nga Vitia. Në video shihen patrullat e Policisë së Kosovës të cilat janë duke zbatuar vendimin e Qeverisë për ndalimin e hyrje – daljeve në komunën e Vitisë.

KALLXO.com raportoi sot gjatë ditës për dy raste të konfirmuara me coronavirus.

Rasti i parë është i një qytetari nga Vitia, i cili kishte ardhë në Kosovë nga Italia.

Rasti tjetër është në Komunën e Klinës, ku një qytetarë italiane është konfirmuar me coronavirus.

 

Hulumtim: Mësuesit me sëmundje të rënda vazhdojnë të mbajnë ditarin

.