Pamje - Policia në Tiranë rrit gatishmërinë në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord

Ndeshja e Ligës së Konferencës, Roma dhe Feyenoordi që do të zhvillohet sonte ka rritur praninë e forcave policore shqiptare në Tiranë.

Rrugët e Tiranës janë parë të mbushura me policë.

Kjo pasi edhe mbrëmë tifozët kanë shkaktuar kaos në kryeqytetin e Shqipërisë.

Mediat shqiptare kanë publikuar pamje të përleshjeve mes tifozëve të dy klubeve dhe Policisë së Shqipërisë.

Policia shqiptare në Tiranë ka bërë të ditur se mbrëmë janë shoqëruar në stacion policor 60 tifozë të huaj, 48 prej tyre italianë dhe 12 holandezë, pas incidenteve në rrugët e Tiranës.

Më poshtë gjeni pamjet nga Tirana sot: