Pamje Policia e Kosoves duke i shkelur rregullat

Ndërkohë që janë të thirrur për të vënë rregull në trafik, duke i ndëshkuar pjesëmarrësit kundërvajtës, policët e Kosovës edhe vetë nganjëherë i shkelin rregullat e komunikacionit.

Diçka e tillë duket se ka ndodhur edhe sot.

Një qytetar ka dërguar pamje nga një rast ku shihet një veturë e Policisë duke tejkaluar automjetet ndërkohë që është vija e plotë.

Qytetari ka thënë se pamjet janë marrë në magjistralen Pejë-Istog, përkatësisht në fshatin Dobrushë.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com.