Pamje: Polici në rrjetin e kazinove të Gjakovës

Në emisionin e sotëm në “Drejtësia në Kosovë” do të shfaqen pamjet ekskluzive të arrestimit të një zyrtarit policor në Komunën e Gjakovës.

Arrestimi i policit ishte bërë nën dyshimet se i njëjti merrte pjesë në organizim të lojërave të fatit në një lokal në Gjakovë.

Pamjet që do shfaqen në emisionin e sotëm, tregojnë se si ekipet e Inspektoratit Policor kapin në flagrancë zyrtarin policor brenda një kazinoje.

Raportimet e KALLXO.com, vunë në pranga dhjetëra persona të cilët organizuan lojëra të fatit, në mënyrë të kundërligjshme.

Roli i zyrtarit policor në organizimin e lojërave të fatit në Gjakovë, ishte garantimi se qytetarët që mblidheshin për të luajtur bixhoz do të mbroheshin nga ai.

Informacionet që kishte marrë IPK-ja në bashkëpunim me Prokurorinë në Gjakovë, rezultoi me arrestimin në flagrancë të policit në lokalin ku zhvillohej bixhozi në qendër të Gjakovës.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetohet çdo të premte prej orës 22:20 në Facebook të KALLXO.com.