Ilustrim

Pamje - Polici civil e kërcënon me vrasje një të dyshuar në Gjilan

Një qytetar nga Gjilani mbrëmë është arrestuar dhunshëm nga Policia e Kosovës.

Sipas një videoje të siguruar nga KALLXO.com, zyrtarë civil të Policisë së Kosovës fjalosen me një qytetar, i cili më pas arrestohet nga njësitë tjera të Policisë.

Ndërsa njëri ndër ta i është drejtuar të arrestuarit me fjalinë “unë jam person zyrtar e nxjerri alltinë”.

Në fund gjatë arrestimit shihet personi civil i prezantuar si polic tek godet me shqelma të arrestuarin.