Pamje - Përmbytjet në fshatin Llukar, uji vërshon serat e mbjella me perime

Në mesin e shumë fshatrave të Komunës së Prishtinës të cilat janë përmbytur nga ujërat pas reshjeve të shiut gjatë ditës së sotme, është edhe fshati Llukar.

Pamjet që ka dërguar një qytetar nga ky fshat tregojnë përmbytjet që kanë shkaktuar të reshurat e shiut.

Në pamje shihet se uji ka përmbytur edhe serat e mbjella me perime, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë veprimtari për fermerët e kësaj ane.