Foto: KALLXO.com

Pamje - Përleshje me thika në Fushë Kosovë

Një përleshje në mes dy personave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë.

Në një video të dërguar në redaksinë e KALLXO.com shihet se njëri nga personat e përfshirë ka përdorur armë të ftohtë, thikë.

Po ashtu, në këtë video shihet se në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë kapur një person të përfshirë në përleshje.

Në pamje, fillimisht shihet se në vendin e ngjarjes ka ardhur vetëm një polic, ndërsa më pas është afruar dhe një polic tjetër më veturë të policisë.

Nga pamjet e dërguara në KALLXO.com shihet se si njëri nga personat pjesëmarrës në rast, nga bagazhi i veturës ka nxjerr një mjet, që dyshohet se është thikë, dhe ka sulmuar personin tjetër.

Në vendin e ngjarjes janë parë dhe persona të tjerë të cilët kanë tentuar të parandalojnë përleshjen.