Pamje - Përgatitjet për pritjen e kryeministrit Hoti

Avdullah Hoti sot do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit, ndërkohë që bëhet e ditur se ceremonia e marrjes së detyrës do të bëhet në orën 09:00.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e kryeministrit.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimimin e zyrës së Kryeministrit.