Pamje - Për herë të parë Policia e Kosovës ekspozon mitralozët

Elita e Policisë së Kosovës prej ditës së djeshme është vendosur në Jarnijë, pas një vendimi të Qeverisë së Kosovës e cila obligon të gjithë shtetasit e Serbisë që të vendosin targa të përkohshme në automjetet e tyre.

Sot gjatë ditës, Policia e Kosovës ka ekspozuar edhe armët që ka në dispozicion, duke filluar nga armët e shkurta deri te mitralozët të cilët janë të vendosur edhe në autoblindat e policisë.

Në zonën ku serbët kanë bllokuar rrugën për qarkullim, aktualisht janë edhe pjesëtarë të FIT-it.

Ekipet e KALLXO.com janë duke qëndruar gjatë gjithë kohës për të raportuar nga vendi i ngjarjes. Informacionet e fundit tregojnë se situata në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë dhe pa tensione, por rruga mbetet edhe më tutje e bllokuar.

Më poshtë mund të shihni pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët janë në krye të detyrës në Jarinjë.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com