Ilustrim

Pamje - Ora policore, Policia me post-bllok te 'Rrethi i Flamurit' në Prishtinë

Policia e Kosovës ka krijuar një post-bllok në Prishtinë te vendi i quajtur “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Ky aksion i Policisë vjen si reagim për zbatimin e masave të ndërmarra nga qeveria e Kosovës për kufizimin e lëvizjes nga ora 21:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Siç shihet në pamje që ka siguruar Kallxo.com në hyrje daljet pranë rreth rrotullimit janë krijuar radhë të gjata, pasi që policia është duke i kontrolluar drejtuesit e mjeteve për arsyet që ata janë në rrugë në kohën kur është i ndaluar qarkullimi.

Ndërkohë Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë  213 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.680 në të gjithë vendin. Gjithashtu gjatë këtyre orëve janë shëruar 109 raste si dhe kanë vdekur gjashtë persona të infektuar me virusin corona.