Foto: KALLXO.com

Pamje: Operacioni policor kundër të dyshuarve për vjedhje

Në rubrikën Policia të emisionit “Drejtësia në Kosovë“, këtë të premte u shfaqën pamje nga operacioni i bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve për vjedhje.

Operacioni u zhvillua nga Policia e Prizrenit.

Njësitë e Policisë e zbatuan planin e koduar me emrin “Grupi”.

Operacioni është kryer në 6 lokacione të ndryshme, 3 në komunën e Malishevës e 3 në komunën e Suharekës.

 

Gjatë këtij operacioni u konfiskuan armë e u arrestuan disa të dyshuar.

Ndiqni pamjet ekskluzive nga operacioni: