Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Pamje: Operacioni i Specialëve kundër grabitësve që plaçkitën nën kërcënimin e armëve të gjata

Në rubrikën Policia të emisionit “Drejtësia në Kosovë“, këtë të premte u shfaqën pamje nga operacioni i Policisë në kapje të të dyshuarve që kishin kryer një grabitje me armë të gjata tek lokalet afër ‘Rrethit të Flamurit”,  në Prishtinë.

Njësia Speciale e Policisë, e cila ishte vendosur si pikë kontrolli afër “Rrethit të Flamurit”, njoftohet për një grabitje me armë të gjata.

Specialët menjëherë u nisën drejt këtij lokacioni dhe u vunë në kërkim të personave të dyshuar për grabitje, të cilët kishin ikur nga vendi i ngjarjes.

www.kallxo.com