Pamje nga vendi ku Policia shtiu me armë për të neutralizuar rrezikun nga incidenti në Leposaviq 

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Bistricë të Leposaviqit, në tentim për t’i netrualiuzuar.

Kjo sipas njoftimit të Policisë erdhi pasi që vetura në fjalë kishte goditur veturën e Policisë dhe kishte tentuar të ikën nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com sjell pamje në vendin kur është i vendosur post blloku i Policisë të ura e Bistricës ku ka ndodhur sot incidenti.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka konfirmuar poashtu se njësiti policor ka qenë i caktyuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike si dhe parandalimin e krimit e kontrabandës.

Tutje është thënë se personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.

KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë në Mitrovicë lidhur me rastin.

Zedhënësi i Prokurorisë ka thënë se deri më tani kjo prokurori nuk janë njoftuar lidhur me rastin.

Policia konfirmon incidentin në Leposaviq, shtënë me armë për të neutralizuar rrezikun