Foto: KALLXO.com

Pamje nga vendi ku pati gjuajtje me armë në Prishtinë

Një incident gjatë të cilit janë përdorur armë ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se rreth orës 20:30 kanë marrë informacion nga dy qytetarë se dikush i ka gjuajtur me armë në lokalin e tyre.

https://kallxo.com/ligji/policia-jep-detaje-per-te-shtenat-me-arme-ne-prishtine-2/

Daut Hoxha tha se të dyshuarit janë të njohur për Policinë.

Në këtë incident nuk ka pasur të plagosur.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po i bën hetimet e nevojshme.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.