Pamje nga vendi i shpërthimit në Ferizaj

Para pak minutash një shpërthim nga ndodhur në një qendër tregtare në Ferizaj duke lënë 31 persona të lënduar, shtatë nga ta në gjendje të rëndë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Qazim Reka, Major në rajonin e Ferizajt.

Shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si shkak i një bombole gazi.

KALLXO.com sjell foto nga vendi i ngjarjes.